Meta “pengesë” për Bashën, Alizoti: Kush kundërshton protestat e opozitës, por favorizon Ramën

Nga A2 CNN
24 Prill 2024, 21:10 | Politikë

Sot Lulzim Basha pranoi se refuzon të marrë pjesë te protesta kundër Bashkisë për shkak se Ilir Meta është prezent, mirëpo për ish-deputetin demokrat Tomor Alizoti kjo nuk përbën aspak një problem. Për ish-deputetin, ky është një argument absurd, i cili nuk bën gjë tjetër veçse favorizon në mënyrë indirekte Edi Ramën.

“Nuk kam çfarë shpjegimi të jap, Ilir Meta e bëri kryetar Bashkie Lulzim Bashës, këto janë aktor politik në Shqipëri, nëse neutralizon këtë formë opozitën, e ke shkatërruar këtë opozitë në një vend anormal, kush e kundërshton i shërben Ramës indirekt”, tha ai.

I ftuar në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN, Alizoti u shpreh se Basha nuk ka asnjë peshë të madhe politike, prandaj mosafrimi i tij në këtë aksion opozitar është i papërfillshëm.

Madje, pati edhe një mesazh drejtuar ndaj kryedemokratit.

“Si kontribuon, si nuk kontribuon, mbetet vetëm Basha. Duhet të lërë logon të shkojë te shumica dhe të ripastrojë veten,   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos