Programi i Bashës për pronat: Ku është e lirë i kthehet pronarit, ose kompensim me vlerë tregu

Nga A2 CNN
18 Prill 2025, 16:18 | Politikë

Programi i Bashës për pronat: Ku është e lirë i kthehet

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Nevila Nika, Fatos Brahaj dhe Andi Prifti, kanë vijuar takimet me banorë në zonën e “Pazarit të Ri”.

Basha gjatë takimeve shpalosi programin për pronat, ku tha se pronarët do kompensohen nëse ka prona të lira ose në të kundërt do u jepen para me vlerë tregu. 

“Parimi i programit tonë është ky. Prona ku është e lirë kthehet menjëherë tek pronari, shteti automatikisht heq dorë nga çdo procedurë administrative, nga çdo proces gjyqësor kundër pronarit që e ka pronën të lirë. Pjesërisht apo totalisht. Aty ku toka nuk është e lirë, aty kompensohet me vlerë tregu. Dhe ky është ndryshimi kryesor me qasjen që ka pasur kjo qeveri. Kjo zgjidhet me vullnet politik, rikthehet prapë te parimi kryesor që është: ‘Prona e lirë i kthehet pronarit, prona jo e lirë, kompensohet me vlerë tregu’. Këtu vijmë tek çështja e vlerës. Ekspertët tanë financiarë kanë vlerësuar një vlerë prej afro 8 miliardë euro.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos