"Je mësuar te Shtëpia e Fëmijës" - Zyrtari i Ramës braktis studion pas sherrit me Xhelal Mziun: Po diskriminon…

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2025, 21:22 | Politikë

Debat i ashpër në studion e emisionit “Off the Record” të Andrea Dangllit, mes deputetit të PD-së, Xhelal Mziu, dhe këshilltari i PS-së në Bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi. Përplasja midis tyre degjeneroi në akuza të rënda dhe ofendime personale.

Mziu deklaroi se protesta e opozitës është “fillimi i protestave masive”, duke theksuar se qytetarët po reagojnë ndaj mungesës së “minimumit jetik”. Në replikë, Muharremi i quajti deklaratat e tij hipokrizi, duke sjellë si shembull rritjen e çmimit të transportit.

Situata u tensionua kur Mziu e sulmoi ashpër qeverinë dhe më pas edhe vetë Muharremin: “Kjo qeveria kriminale e këtij hajduti… edhe ky është një hajdut. Ky që shkoi në banjo se kishte frikë Ramën”. Muharremi reagoi duke e quajtur gjuhën e tij “të tmerrshme”.

Përplasja vazhdoi më tej kur Mziu i tha: “Si duket je mësuar te Shtëpia e Fëmijës ti”.

Teksa përplasja vijoi për disa minuta, Alfred Muharremi u shpreh se nuk mund të lejojë ofendime të tilla e diskriminim dhe u largua nga studio e emisionit “Off the Record” të Andrea Dangllit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos