“Rizgjohet PD"- gazetari: Foltoren 1 Berisha e nisi me 5 vetë, arriti të çlirojë partinë

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2025, 20:46 | Politikë

“Rizgjohet PD"- gazetari: Foltoren 1 Berisha e nisi me 5 vetë,

Gazetari Reldard Dedaj e cilësoi një rizgjim të Partisë Demokratike, protestën e fundit të opozitës që u zhvillua përpara kryeministrisë.

Në Off the Record me Andrea Dangllin, Dedaj u shpreh se opozita po ristrukturon veten në mënyrë paqësore dhe alternative.

“Unë do ta hapja gazetën me titullin “Rizgjohet Partia Demokratike”. Unë do ta hapja në këtë mënyrë sepse e kemi nga një realitet...Vjen një rizgjim i PD sepse me atë që tha ODIHR... Ai tha një gjë të zezë që kemi të bëjmë me parti-shtet. Në moment që bëhet bashkë nuk ka rregulla loje. Në 11 maj, PD erdhi e traumatizuar. Ajo ka marrë 550 mijë vota dhe në kuvend ajo është përfaqësuar nga 50 mijë vota. Komisionet nuk ia pranon kush, ajo duhet të dalë në shesh dhe të krijojë aleancë me grupet e interesit. Opozita por ristrukturon veten në mënyrë paqësore dhe alternative”, tha Dedaj në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos