Ministri Hoxha pret të ngarkuarën me punë të SHBA, zbardhen bisedimet

Nga A2 CNN
4 Qershor 2025, 16:37 | Politikë

Ministri Hoxha pret të ngarkuarën me punë të SHBA, zbardhen

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka pritur në një takim Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn. Takimi u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe rendit publik.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ministri Hoxha e cilësoi takimin si "të frytshëm", duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm mes dy vendeve, veçanërisht në çështjet që lidhen me sigurinë.

“Diskutuam mbi bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm në fushën e sigurisë, si shtyllë e rëndësishme e marrëdhënieve tona të shkëlqyera”, deklaroi ministri Hoxha.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e SHBA-ve në forcimin e rendit dhe në luftën kundër kriminalitetit, duke e cilësuar këtë mbështetje si thelbësore për një të ardhme më të sigurt për qytetarët shqiptarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos