Sot hapen edhe 4 kapituj për integrimin, dalin pamjet nga Konferenca e 6-të ndërqeveritare me BE

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 08:56 | Politikë
Sot hapen edhe 4 kapituj për integrimin, dalin pamjet nga Konferenca e

Janë publikuar fotot pak para nisjes së konferencës së 6-të ndërqeveritare me Bashkimin Europian, ku do të hapen 4 kapitujt e radhës në lidhje me procesin integrues.

I pranishëm në konferencë është dhe kryeministri Edi Rama, shkruan A2.

Gjithashtu, të pranishëm janë Adea Pirdeni, Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, si dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Pak para takimit, kreu i qeverisë bëri me dije përmes rrjeteve sociale se në 11 muaj, Shqipëria ka hapur 24 kapituj, gjë që sipas tij është një rekord.

“Me padurimin e sotëm për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos