Kryeministri Edi Rama, në nisjen e takimit me emigrantët shqiptarë në Milano, mori një fanellë të Juventusit me numrin 5, që iu dorëzua nga ish-futbollisti italian i bardhezinjve dhe Italisë, Alessio Tacchinardi.
“Edi, përshëndetje! Jam Alession Tachinardi. Mora vesh që je një tifoz i madh dhe doja të të dhuroja këtë fanellë. Di që numri 5 do të të sjellë shumë fat”, tha Tachinardi.
Pasi e falenderoi për dhuratën, Rama iu drejtua emigrantëve duke i thënë se kjo është “hera e parë në historinë tonë të zgjedhjeve që edhe ju dhe të gjithë të tjerët do të keni mundësi të zgjidhni pa pasur nevojë të vijnë në Shqipëri”.
“Jemi ne që vijmë tek ju dhe më vjen mirë që edhe këtë siç u zotuam në krye të herës e bëmë realitet dhe tani çdo shqiptar që do të shprehet me votën e vet për drejtimin e vendit ka mundësi ta bëjë pa lëvizur nga vendbanimi i vet kudo ku është”, shtoi Rama.
(A2 Televizion)