"Mos e lini për ditën e fundit", Rama i bën thirrje emigrantëve në Greqi

Nga A2 CNN
6 Maj 2025, 08:53 | Politikë

"Mos e lini për ditën e fundit", Rama i bën thirrje

Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin "Sy m' Sy" në Facebook, i bëri thirrje emigrantëve në Greqi që të mos e lënë votimin për ditën e fundit.

“Ju lutem shumë, është shumë e rëndësishme se çfarë do të mbjellim më 11 maj, për të tkorrur më në fund atë që presim prej dekadash dhe shekujsh. Afirmimin e përkatësisë tonë evropiane dhe ndryshimin e statusit si vend, popull e individ këtu në mes të Evropës, ku me vendimin e 11 Majit, fuqinë e 11 majit dhe mbylljen e negociatave nuk do të jemi më thjesht me zakon, por edhe me ligj. Jo më evropianë të huaj me Evropën por të barabartë. Vlen në nivelin kombëtar, lokal, familjar dhe personal. Me anëtarësimin në BE ne do të kemi Shqipëri të re. Ne shqiptarët do të kemi një shtëpi të re. Për ju që jeni në Greqi do të vijë për ne dhe për ju një pasaportë e re, e qytetarit evropian, pasaportë kuqezi", tha Rama, shkruan A2.

"Vota për ata që janë regjistruar është një mund i vogël, por edhe kontribut i madh. Pavarësisht vështirësive të kompanisë, tani janë shpërndarë mbi 90% e zarfeve. Në ishuj mbaron sot mundësia për të dërguar votën, në gadishull ka akoma disa ditë. Mos e lini për ditën e fundit. Hapeni zarfin, vini shënimin te numri 5”, shton Rama.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos