“Mosbarazi në zgjedhje e korrupsion në sektorë të ndjeshëm”: Gonzato për progres raportin: Shqipëria të përshpejtojë reformat

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2025, 11:52 | Politikë

“Mosbarazi në zgjedhje e korrupsion në sektorë të

“Për të përmbushur objektivin ambicioz të anëtarësimit në BE, Shqipëria jo vetëm duhet të përshpejtojë reformat po prioritet është përmbushja e piketave të ndërmjetme që çdo vend aspirant duhet të plotësojë”. Kështu u shpreh ambasadori i delegacionit të BE-së në vendin tonë Silvio Gonzato gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, teksa renditi gjetjet dhe sfidat e progres raportit të BE për Shqipërinë.

“Këto piketa janë aq të rëndësishme sa pa përmbushjen e tyre nuk mund të mbyllet as provizorisht ndonjë kapitull tjetër. Raporti i viti 2025 është faktik e gjithëpërfshirës. Shpresojmë që të gjitha forcat politike, biznesi, mediat e qytetarët do ta konsultojnë këtë raport se jep konsultim të drejtë dhe në të njëjtën kohë thekson dhe fushat ku ka ngecje dhe ku Shqipëria nuk po ecën përpara. Periudha e raportimit mbulon 1 shtator 2024-1 shtator 2025”.

Sipas tij në përgjithësi raporti për zgjerimin është pozitiv, por thekson se dinamika aktuale duhet të përkthehet në reforma më të shpejta në përputhje me standardet e BE-së.

“Në përgjithësi raporti për zgjerimin është pozitiv konfirmon angazhimin e Shqipërisë për anëtarësimin në BE si prioritet kombëtar, për të ecur para me negociata, por thekson se dinamika aktuale duhet të përkthehet në reforma më të shpejta në përputhje me standardet e BE-së”.

Gonzato thekson se “raporti vlerëson që funksionimi i institucioneve demokratike është sfiduar nga polarizimi politik, nevoja për reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, moszbatimi i disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga parlamenti, apo mungesës së konsultimeve publike”.

Sa u përket zgjedhjeve, Gonzato shporehet se raporti thekson që ato ishin konkurruese, por u shënjuan nga mangësi të konsiderueshme përfshirë abuzimet me burimet publike që çoi në mungesën e barazisë në garë.

“Përshëndes krijimin e komisionit të përbashkët parlamentar për Reformën zgjedhore”.  

Sipas tij korrupsioni mbetet i hapur në sektorë të ndjeshëm publikë dhe privatë.

“Shqipëria ndërmjet një niveli të moderuar në fushën e gjyqësorit. Rezultate pozitive janë arritur  në zbatimin e reformës në drejtësi dhe vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Raporti vëren miratimin e strategjisë antikorrupsion 2024-2030. Korrupsioni mbetet i hapur në sektorë të ndjeshëm, duke ndikuar në sferat publike dhe private dhe deri më tani përpjekjet parandaluese kanë pasur ndikim të kufizuar.

Shqipëria është e përgatitur për luftimin e krimit të organizuar. Është krijuar një zyrë për rikuperimin e pasurive por do të donim të shihnim rezultate konkrete. Përparime në fushën e mbrojtjes të së drejtave të njeriut. Shqipëria ka bërë përparim të kufizuar në lirinë e shprehjes”.

Ai rekomandon vijimin e përmbushjes së reformave duke i kaluar në konsultim publik si dhe në parlament nëpërmjet debatit konstruktiv.

“Urgjenca e reformave, me konsultime publike dhe debate të shëndetshme në Kuvend”, tha Gonzato. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos