Muçi: Sorosi ka shkatërruar sistemin e drejtësisë në Shqipëri

Nga A2 CNN
2 Shtator 2025, 23:50 | Politikë

Avokati Besnik Muçi, i ftuar në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, deklaroi se Sorosi “ka shkatërruar sistemin e drejtësisë në Shqipëri”.

“Vizita e Dumanit në Departamentin amerikan të Shtetit, që merret me çështje politike të rëndësishme, bëhet në kuadër të dy zhvillimeve të rëndësishme. E para, SHBA ka mbyllur USAID-in, pasi u tha se fondet u shpenzuan në kundërshtim me interesat amerikane. E dyta, aplikimi i ligjit Rocco për Sorosin, që është si ligji antimafia në Shqipëri. Bëhet hetimi pasuror i plotë i yti dhe i familjarëve. Efekti te ne është direkt dhe vizita e Dumanit në DASH është vizitë e pastër politike”, tha Muçi.

“Kjo vizitë është e rëndësishme edhe nga pikëpamja juridike sepse një drejtues i një agjencie ligjzbatuese shqiptare shumë të rëndësishme bën takim politik me një agjenci e cila ka vendosur nën ligjin Rocco Fondacionin Soros”, shtoi avokati Muçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos