“Mua nuk më paralajmëron dot kush se nuk ka lindur akoma ai prokuror apo gjyqtar që të më bëjë mua paralajmërime sepse unë jam konform ligjit dhe rregullave".
Kështu u shpreh Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës, në lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN. Cakrani u paralajmërua nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar se në rast mosparaqitjeje në seancën e planifikuar për 8 shtator, ai do të zëvendësohet.
"Nuk më bën dot mua paralajmërim gjyqtarja e kapur, e cila në dy raste ka treguar devotshmëri për të mos e nxjerrë Presidentin e Republikës nga paraburgimi me arsyetime jashtë kontekstit ligjor”, u shpreh avokati i Ilir Metës
“Gjyqtarët që janë aty janë të kapur, por zoti Meta që mbahet në paraburgim pa të drejtë, pa dyshim që do të dalin të pafajshëm”, shtoi Cakrani. (A2 Televizion)