Mungoi në protestë, Meta tregon arsyen: Sapo erdha nga vizita në Gjermani

Nga A2 CNN
6 Qershor 2024, 17:24 | Politikë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk ishte i pranishëm në protestën para Parlamentit.

Pavarësisht mungesës, Meta deklaroi se mbështet çdo tubim të opozitës, por mospraninë e justifikon me faktin se ka qenë në disa vizita jashtë vendit. 

“Nuk mund të thuhet kurrë se protestat janë një dështim për opozitën, përkundrazi ato janë zëri i qytetarëve. Për të dhënë mesazhin e fortë të anomalitetit dhe të normalitetit që duhet rivendosur. Së dyti, unë nuk kam qenë për arsye se pak më parë kam ardhur nga aeroporti i Rinasit dhe kam qenë për një vizitë në Berlin, për takime në Bundestag, me drejtues të rëndësishëm të Bundestagut, të grupeve parlamentare dhe takime të tjera atje. Dhe padyshim, që Partia e Lirisë ka qenë, është dhe do të jetë në çdo protestë opozitare dhe e bindur se kjo është e vetmja rrugë, që zëri i qytetarëve të dëgjohet, por dhe jo vetëm kaq, të triumfojë. Pa asnjë diskutim, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, do të vijë shumë shpejt dita që do të duhet ta shohë bashkinë nga jashtë”, deklaroi Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos