
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka reaguar ndaj kritikave për moshën kreut të PD-së Sali Berisha, duke theksuar se ai mbetet një figurë aktive në politikë.
I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Mziu u shpreh se Berisha nuk duhet gjykuar nga mosha, por nga kontributi dhe energjia e tij.
Mziu: Berisha nuk matet me vitet, matet me kontributin që jep. Ai sfidon çdo person në Shqipëri edhe në aspektin fizik. Bëji një SMS në orën tre të natës, të kthen përgjigje. Ftoje ku të duash dhe nëse nuk vjen në takim, atëherë flasim.
Dhe në aspektin fizik e ke parë Edi Rama, është bërë si i plakur më. Po ku krahasohet me Sali Berisha?” (A2 Televizion)