"Na kanë ikur kompani prestigjioze dhe krenohemi me kompani arabe", Nurellari debat me Gjuzin mbi investimet e huaja në vend

Nga A2 CNN
10 Qershor 2026, 22:16 | Politikë

Politologu Adri Nurellari dhe deputetja socialiste Ilva Gjuzi debatuan në lidhje me investimet në Shqipëri.

“Shqipëria ka nivelin më të ulët, por shumë më të ulët sesa vendet e tjera të marra në konsideratë përsa i përket cilësisë së bregdetit sepse është disfunksional shumica e kolektorëve dhe pastruesve të ujërave të zeza”, tha fillimisht Nurellari, i ftuar në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Gjuzi: Cilat vende të tjera? Vendet e Bashkimit Europian?

Nurellari: Se Bullgaria, Qipro, Greqia, Polonia, Estonia, Hungaria… A po hyjmë aty neve?

Gjuzi: Po do hyjmë pra! Po bëhemi gati.

Nurellari: Bëje disnivelin me Poloninë. Sepse neve tashmë EUROSTAT-i na nxjerr lakuriq se këtu institucionet nuk nxjerrin lakuriq. Sepse nuk investohet në infrastrukturë. Dhe ajo pak që investohet shembet pa u marrë në dorëzim. Piktura e madhe këtu është që ne kemi një gjendje revolte të qytetarëve, të cilët një pjesë e mirë e tyre kanë “votuar” duke ikur masivisht prej këtij vendi dhe jemi vendi i parë në botë që në kohë paqeje ka më shumë se gjysmën e popullsisë të lindur këtu që jeton jashtë. Nuk ka vend të tillë. Kur ishin librat e komunizmit, çdo raport i viteve ‘70 krahasohej me kohën e Zogut. Edhe këta krahasojnë para 13 vjetësh sikur po flasim para një viti. Ka 13 vjet kjo qeveri.

Gjuzi: Imazhi i Shqipërisë ka qenë që shikoheshin si mafiozë, si njerëz me bisht. Sot nuk shihen ashtu se ke shumë qytetarë europianë që vijnë këtu. Imazhi i Shqipërisë në botë sot është tjetër.

Nurellari: Na kanë ikur kompani prestigjioze dhe krenohemi me kompani arabe.

Gjuzi: Pse, çfarë kanë popujt arabë?

Nurellari: Janë kompani guaskë pas guaske për të fshehur investitorët që fshihen.

Gjuzi: Të flasësh për nacionalizëm është tezë e rrezikshme. Shqipëria sot është në derën e BE-së dhe ecën përpara.

Nurellari: Jemi një vend që kur vjen Kushneri jepet toka dhe lejohet rrethimi kur nuk ka as dokument. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos