Ndarja e re territoriale, Rama mbledh kryebashkiakët e majtë në Kuç të Vlorës

Nga A2 CNN
12 Gusht 2026, 15:04 | Politikë

Ndarja e re territoriale, Rama mbledh kryebashkiakët e majtë në

Për disa orë, kryeministri Edi Rama ka ndërprerë pushimet për të mbledhur socialistët e tij në Kuç të Vlorës, fshatin e basteve politike.

Në këtë takim, kreu i mazhorancës, së bashku me Arbian Maznikun dhe ministrin e Pushtetit Vendor, Ervin Demo, që prej orës 12:00 ka diskutuar me kryetarët e bashkive të qendër qarqeve për ndarjen e re territorial, shkruan A2.

Propozimi i njëanshëm i socialistëve për t’i reduktuar bashkitë nga 61 në 46 të tilla ka hasur në rezistencën e kryebashkiakëve të majtë dhe të djathtë, si edhe komunitetet në ato zona.

Pavarësisht kësaj situate, mazhoranca nuk tërhiqet por synon që deri në fillim të tetorit të miratohet në Parlament projekti i cili ka nevojë për 84 kartona jeshilë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos