“Ne e thyem një mit”, Shabani: Na dëmtoi dhe debati Shehaj-Lapaj

Nga A2 CNN
19 Maj 2025, 22:49 | Politikë

“Ne e thyem një mit”, Shabani: Na dëmtoi dhe debati

Pavarësisht rezultatit në zgjedhjeve, Endrit Shabani sheh dhe gjërat pozitive që sollën zgjedhjet e 11 majit për vendin.

Kandidati i Nismës Shqipëria Bëhet u shpreh se për herë të parë në Shqipëri hyjnë në parlament njerëz të rinj që nuk kanë pasur asnjë lidhje me partitë e vjetra.

“Rama ka rënë me 36 mijë vota në krahasim me 2021. Nëse do të kishin dalë të votonin të gjithë Rama do ishte në opozitë. PD i kanë rënë 240 mijë vota. Fakti që njerëzit nuk dalin të votojnë ne na dëmton. Ka një sukses historik. Ne jemi në kohën e duhur që për herë të parë, forca të reja jashtë partive të vjetra hyjnë në parlament. Është thyer ky mit. 10% e njerëzve kanë votuar për njerëz që nuk janë Rama dhe Berisha”, tha Shabani.

Indrit Shabani nuk la pa përmendur dhe gabimet gjatë fushatës mes të cilave përmendi dhe përplasjen verbale mes Agron Shehajt dhe Adriatik Lapajt, që sipas tij mund të ketë pasur kosto.

“Përplasja Shehaj-Lapaj mund të ishte shmangur. Besoj se ka pasur kosto nga të dyja palët, për të gjithë të rinjtë. Unë e mbajta këtë qëndrim. Atë e nisi Shehaj. Shqetësimi më i madh nuk do ishte hyrja e Lapajt në Parlament. Ne nuk ia dolëm që të vendosnim këmbën te dera të mos formonte qeverinë”, u shpreh kandidati i Nismës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos