Në fokus integrimi, liderët e Ballkanit takohen në Durrës për Samitin e Brdo-Brijunit

Nga A2 CNN
6 Tetor 2025, 12:17 | Politikë

Në fokus integrimi, liderët e Ballkanit takohen në Durrës

Në Durrës ka nisur punimet Samiti i Procesit Brdo-Brijuni, i cili po zhvillohet me pjesëmarrjen e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve evropianë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj i cili është mikpritësi i këtij samiti, përmes një postimi në rrjetet sociale ndau foton familjare të liderëve, duke e cilësuar këtë takim si një platformë të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe për avancimin e procesit të integrimit evropian të rajonit.

Së bashku në Samitin e Procesit Brdo-Brijuni, një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin rajonal në funksion të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Presidenti Begaj.

Në fokus të samitit, i cili përveç liderëve rajonalë shënjohet edhe me pjesëmarrjen e dy Presidentëve të dy vendeve anëtare të BE-së, Kroacisë dhe Sllovenisë është bashkëpunimi rajonal, dhe koordinimi për integrimin në Bashkimin Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos