Zgjedhjet e Tiranës, fokusi i diskutimeve të deputetëve socialistë: Angazhim për fitoren e PS-së

Nga A2 CNN
6 Tetor 2025, 11:30 | Politikë

Zgjedhjet e Tiranës, fokusi i diskutimeve të deputetëve

Fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit ka qenë në fokus të mbledhjes së sotme të grupit parlamentar socialist. Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se deputetët socialistë kanë diskutuar për fushatën elektorale të Tiranës, të cilët duhet të angazhohen për t’i sjellë fitoren PS sipas ndarjes së zonave.

A2 CNN mëson se gjithashtu socialistëve u është kërkuar që të mbrojnë ligjin për Barazinë Gjinore, pasi sipas mazhorancës ka patur keqinformim në lidhje me këtë p/ligj.

Një argument që socialistët pritet ta përdorin në favor të tyre do të jetë edhe publikimi i opinionit/kërkesës së BE në lidhje më këtë nisëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos