Për deputetin socialist, Plarent Ndreca retorika e kryeministrit Edi Rama ndaj Strukturës së Posaçme Antikorrupsion pas arrestimit të Erion Veliajt, është normale dhe i shërben pjekjes së institucionit.
I ftuar në “Off the Record”, kritikat nuk janë ndaj SPAK, por individëve të veçantë, teksa shtoi se në protestën para institucionit kur konfirmohej masa për kryebashkiakun nuk pati dhunë.
“Retorika e Kryeministrit i shërben pjekjes së institucionit. Nuk ka asnjë mbrojtje për prokurorët, por për prokurorinë. Ne nuk kemi gjë me pavarësinë e institucionit. Ne e mbështesim atë. Çdo lloj kritike që ju bëni për qeverinë është presion për qeverinë. Retorika e Berishës nuk është konstruktive. Nuk kemi gjë me institucioni, ai ka arritur rezultate, por jo që ai të mos zbatojë ato që janë shkruar në kushtetutë. Çfarë bëri zoti Rama. Retorika e tij është normale. Ju e dini konfliktin që Meloni ka me sistemin e drejtësisë. Ju thoni mos flasim për problemet? Nuk pati asnjë lloj dhune para SPAK. Zero. Pamjet nuk thonë asgjë të kësaj gjëje”, tha Ndreca në A2 CNN. (A2 Televizion)