Negociata për koalicionin, në selinë e PD shkojnë Blushi, Haxhinasto dhe Mediu

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2025, 13:31 | Politikë

Në selinë e Partisë Demokratike janë duke u zhvilluar takime mes krerëve të selisë blu dhe aleatëve opozitarë, ku besohet se kanë nisur negociatat për koalicionin opozitar që do të hyjë në zgjedhjet e 11 majit.

Në një video shihet se Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, së bashku me ish-ministrin e Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, dalin nga mjeti i tyre për të hyrë në selinë e PD.

Bashkë me ta në zyrën e Sali Berishës ndodhet edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos