Nga diaspora te pensionistët, A2 CNN mëson detaje nga mbledhja e grupit të PS

Nga A2 CNN
28 Tetor 2024, 10:51 | Politikë

Nga diaspora te pensionistët, A2 CNN mëson detaje nga mbledhja e

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste këtë të hënë, mazhoranca zhvilloi diskutime mbi buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm dhe prioritetet për projektet kryesore sociale dhe ekonomike.

Burime nga kjo mbledhje për A2 CNN bëjnë të ditur se një vëmendje e veçantë iu kushtua takimeve të planifikuara të Kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në diasporë. Më 3 nëntor, kryeministri do të zhvillojë një takim me shqiptarët e Selanikut, ndërsa më 24 nëntor do të jetë në Londër për një tjetër takim me shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjithashtu, është kërkuar mobilizim nga strukturat e PS-së për të siguruar pjesëmarrje të gjerë në këto takime. Deputetëve u është dhënë udhëzimi të intensifikojnë takimet me qytetarët në zonat që përfaqësojnë, veçanërisht me pensionistët, për t’iu shpjeguar përfitimet dhe ndryshimet në skemën e re të pensioneve që do të aplikohet me buxhetin e ri.

Mësohet gjithashtu se më 4 nëntor nis diskutimi për buxhetin. Më 18 nëntor në parlament në parim, ndërsa me 2 dhjetor nen për nen. Këto janë propozimet e Partisë Socialiste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos