Valteri: Meta vetëm burgun nuk kishte provuar, po e provon tani

Nga A2 CNN
27 Tetor 2024, 21:04 | Politikë

Valteri: Meta vetëm burgun nuk kishte provuar, po e provon tani

Halit Valteri, i ftuar në studion e emisionit “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, deklaroi se Ilir Meta i kishte provuar të gjitha pozicionet në qeveri dhe vetëm burgu i kishte ngelur pa provuar.

“Ilir Meta është një personazh që Shqipëria i ka falur shumë, ka drejtuar të gjitha instancat, dhe i kishte ngelur vetëm burgu pa provuar. Ka ngelur vetëm si qen, është braktisur nga familja dhe miqtë. Nuk meriton vëmendje, por duhet t’i kthejë miliona euro vendit””, deklaroi Valteri.

“Meta na ka vjedhur të ardhmen, me dashakeqësinë që e karakterizon ka lënë shumë vite pas Shqipërinë. Aktivitetin politik e ktheu në përfitim të vetes”, shtoi Valteri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos