Nga ulja e kohës së diskutimeve te projektligjet, A2 CNN siguron draftin e PS për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

Nga A2 CNN
3 Mars 2026, 16:26 | Politikë

Nga ulja e kohës së diskutimeve te projektligjet, A2 CNN siguron

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një draft me ndryshime në Rregulloren e Parlamentit, ku kërkohet përgjysmimi i kohës së diskutimeve në seancë plenare nga 10 në 5 minuta për ministrat dhe deputetët.

Nga ulja e kohës së diskutimeve te projektligjet, A2 CNN siguron

Në draftin e siguruar nga A2 CNN që mban firmën e kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe dy deputetëve të tjerë, Erjon Malaj dhe Erjon Mile, parashikohet gjithashtu që projektligjet që lidhen me procesin e integrimit evropian dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar.

Nga ulja e kohës së diskutimeve te projektligjet, A2 CNN siguron

Ndryshimet përfshijnë edhe riorganizimin e komisioneve parlamentare, forcimin e kontrollit post-legjislativ dhe rregulla të reja për raportimin e institucioneve të pavarura dhe trajtimin e nismave qytetare. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos