Pasi Apeli dënoi me dy vite burg kryebashkiakun e zgjedhur Fredi Beleri, institucioneve shqiptare ju jepet mundësia për të çuar bashkinë e Himarës në zgjedhje të parakohshme. Në Dhërmi ku shpërndau tituj pronësie, Edi Rama e injoroi emrin e Belerit, por u mor me zhvillimet në Himarë, duke sulmuar kreun e PBDNJ, që sipas tij ka nisur një fushatë përçarëse mes himariotëve.
Dule për Ramën nuk është një alternativë që i shërben Himarës, por Edi Rama i bëri fushatë figurës së prefektit të Vlorës, Vangjel Tavo, i përfolur si kandidat potencial për Bashkinë.
Një përgjigje kishte dhe për të gjitha pretendimet minoritare në Himarë.
Pas deklaratave të Kryeministrit, erdhi edhe një reagim i degës së Omonias në Himarë, jo drejtpërdrejt kundrejt akuzave të Ramës në Dhërmi, por për vendimin e Gjykatës së Posaçme për dënimin e Fredi Belerit. Në reagim thuhet se Drejtësia e re mori një vendim për t’i shërbyer Ramës, por që së shpejti sipas kësaj deklarate do të marrin përgjigjen e merituar. (A2 Televizion)