
Kanë nisur të mbërrijnë në rezidencën qeveritare në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët do të marrin pjesë në takimin me kryeministrin Edi Rama.
I pari që ka mbërritur është drejtuesi politik i Qarkut të Shkodrës Enea Karakaçi ndërkohë që priten e drejtuesit e tjerë.

Kryeministri Rama rreth orës 09:45 ka lënë rezidencën qeveritare në Pogradec dhe është drejtuar drejt Tushemishtit për kafen e mëngjesit.

Sot të gjithë drejtuesit politik dhe kryetarët e komisioneve do të prezantojnë secili prej tyre gjetjet dhe rekomandimet për dy dokumentet “Besën” dhe praninë besniken se si ta bëjnë partinë “më të afërt me qytetarët”.
Takimi që nis në orën 11:30 me drejtuesit politik dhe kryetarët e komisioneve do te vijojë gjithë ditën. Ndërsa në orën 19:00 është parashikuar një darkë pune mes qeverisë, drejtuesve politik dhe kryetarëve të komisioneve.
Agjenda sipas burimeve të A2CNN:
-11:30-12:30 Takimi nis me fjalën e kryeministrit.
-12:30-14:30 Diskutime për sezonin e ri politik dhe refleksione mbi Besën dhe Praninë Besnike.
Pas Dreke
-15:30-16:00 Prezantohet platforma për vlerësimin e aktivitetit mediatik
-16:00-17:00 Diskutime
-17:00-18:00 Konkluzionet e takimit nga KM
-19:00 Darkë pune me drejtuesit politik, kryetarët e komisioneve dhe qeveria (A2 Televizion)