
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se ai do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e ndonjë konference, ndërsa tha se ka një vlerësim pozitiv për ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u pyet lidhur me qëndrimin e tij ndaj ambasadorit të ri të SHBA-ve dhe nëse planifikon të udhëtojë së shpejti drejt Shteteve të Bashkuara.
“Me ato që unë kam lexuar, kam mendim shumë pozitiv. Një njeri me një eksperiencë të gjerë, pra mendimi im është tërësisht pozitiv. Natyrisht, siç kam thënë unë do të shkoj në SHBA më së shumti me rastin e ndonjë konference dhe do u njoftoj”, u përgjigj Berisha. (A2 Televizion)