Rëndohet bilanci! Shkon në 4 numri i viktimave të aksidentit tragjik në Manzë, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Nga A2 CNN
23 Gusht 2026, 10:32 | Kronikë

Rëndohet bilanci! Shkon në 4 numri i viktimave të aksidentit

Rëndohet bilanci i viktimave të aksidentit tragjik në Manzë. A2 CNN raporton se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë edhe 16-vjeçari, Klevis Dervishi, duke e çuar në katër numrin e viktimave të këtij aksidenti.

Aksidenti tragjik i mëngjesit të herët të së mërkurës në Manzë u mori jetën të sapomartuarve Kleo Vrioni dhe shtetases italiane Sara Brungetelli, përkatësisht 25 dhe 26 vjeç, si edhe 15-vjeçarit Alvi Muhaxhiri.

Në aksident u plagosën edhe dy pasagjerët e tjerë në automjet, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë sot. (A2 Televizion)

Rëndohet bilanci! Shkon në 4 numri i viktimave të aksidentit
Në foto Klevis Dervishi, 16 vjeç

A2 CNN Livestream

Latest Videos