Ka nisur me tensione seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvend. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren, ndërsa kryetarja Spiropali tentoi të vijonte normalisht agjendën.
Deputeti Gazment Bardhi theu një karrige pranë foltores, ndërsa deputetët e tjerë kanë hedhur sende në drejtim të kryetares Spiropali, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë, mes tensionit, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka njoftuar vakancën e krijuar pas burgosjes së Ervin Salianjit. Në fjalën e saj, Spiropali tha se njoftimi duhet t’i bëhet KQZ. “Njoftoj vakancën për shkak të zbatimit penal të formës së prerë ndaj zotit Salianji dhe të bëhet njoftimi pranë KQZ”, tha Spiropali.
Në përditësim... (A2 Televizion)