Kryebashkiaku Erion Veliaj është paraqitur, ditën e sotme, në SPAK për dosjen e Inceneratorëve dhe “5D”. Ai u prit nga ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu dhe një grup qytetarësh, që ish-kryeministri Sali Berisha i ka quajtur “heronjtë e ditës”.
“Ju lumtë qytetarëve! Heronjtë e ditës. E pritën hajdutin siç e meriton”, shkruan Berisha.
Balliu dhe një grup qytetarësh e pritën Veliajn në SPAK me thirrjet “hajdut”, ndërsa ky i fundit ia ktheu duke i thënë: “Shkoni dhe kërkojani Fariut që ka makinë 100 mijë euro”. (A2 Televizion)