“Një votë arriti 1000 euro”, Çollaku: U shkel ligji ditën me diell

Nga A2 CNN
21 Maj 2025, 21:47 | Politikë

“Një votë arriti 1000 euro”, Çollaku: U shkel ligji

Basir Çollaku iu rikthye në Debat edhe njëherë akuzave se gjatë fushatës elektorale dhe ditës së zgjedhjeve në qarkun e Dibrës ku ai garonte ka pasur shkelje të mëdha të ligjit nga punonjësit e bashkive.

Gazetari tregon se në disa raste çmimi i votës arriti deri në 1000 euro, sidomos në zonat ku mazhoranca kërkonte të realizonte përmbysje të rezultatit.

“Kam komunikuar me SPAK dhe prokurorinë, pasi shkeljet në Klos e Burrel ishin të dukshme e të shpeshta. Ligji po shkelej me këmbë ditën për diell. Unë kam mbledhur indicie dhe iu kam ofruar materiale për punonjësit e dy bashkive dhe kam bindjen që ata i kanë marrë në konsideratë, kanë investiguar dhe përgjuar. Ka pasur raste, por paraja ka shkuar deri në 1000 euro për blerjen e një vote, në vende ku ata donin të ndodhte dhe përmbysja”, tha Çollaku në Debat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos