Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar se partia do të mbështesë çdo kandidat që kërkon transparencë, por ankesat duhet të bëhen përmes strukturave të partisë dhe në përputhje me ligjin zgjedhor.
Sipas Berishës, që nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor në vitin 2019, kandidatët nuk kanë më të drejtën për të paraqitur ankesa të drejtpërdrejta, por këtë të drejtë e kanë vetëm subjektet politike. Ai shtoi se Partia Demokratike ka kërkuar shpalljen e paligjshmërisë së zgjedhjeve, dhe vetëm pas shqyrtimit të kësaj kërkese do të trajtohen kërkesat e veçanta të kandidatëve.
“Në qoftë se partia ka kërkuar paligjshmërinë e zgjedhjeve, e para kërkesë që shqyrtohet është paligjshmëria. Pas kësaj, partia merr dhe paraqet një nga një kërkesat e kandidatëve. Disa kandidatë që kanë kërkuar rinumërim i kanë depozituar pranë përfaqësuesve të partisë në KQZ dhe presin momentin e vlerësimit që partia ka për X qark dhe pastaj do paraqiten ankesat e tyre”.
Berisha e quajti keqkuptim veprimin e disa kandidatëve që paraqitën ankesat vetë, dhe i ftoi ata që t’i dorëzojnë ato përmes përfaqësuesve të PD-së në KQZ, siç është parashikuar nga platforma e brendshme e partisë.
“Ata nuk duhet të humbasin kohën, t’i paraqesin ato që kanë paraqitur në KAS, pranë përfaqësuesve tanë në KQZ, që përfaqësuesit tanë për qarqet që kanë marrë vendime për vlefshmëri apo pavlefshmëri, të procedojnë me shqetësimet e tyre. Edhe për kandidatët e Tiranës, ata u informuan dje përsëri se rruga që kanë ndjekur është një rrugë që nuk ka mbështetje ligjore. Përfaqësuesit tanë në KAS kanë zbatuar ligjin. Ata nuk mund të votonin për një akt që është hequr me ligji. Këta të katërt kanë të drejtë të depozitojnë ankesën tanë pranë përfaqësuesve tanë në KQZ dhe ata do e paraqesin siç dëshirojnë kërkesën pranë KQZ-së”.
(A2 Televizion)