“Noc Rrokun do shkrijë Berisha”, Rama: SHBA është tërhequr nga SPAK, veç PS mund ta mbrojë

Nga Fjorela Beleshi
18 Shkurt 2025, 15:09 | Politikë

Me goditjet e SPAK ndaj zyrtarëve të lartë socialistë e demokratë, politika ka ashpërsuar sulmin duke akuzuar sipas rastit për drejtësi me regji apo për dalje nga shinat e Kushtetutës. Por pasi Sali Berisha foli për asgjësim të Strukturës që sipas tij nuk e ka mbështetjen që dikur ka pasur nga Shtetet e Bashkuara, Edi Rama u përgjigj në “sy më sy”, shkruan A2 CNN.

“Noc rrokun do të shkrijë. Thotë do ta shkrijë para se te më shkrijë mua”, tha Rama. E megjithatë ashtu si kreu i opozitës edhe Edi Rama sheh distancim të SHBA nga SPAK me administratën e re Trump.

“Tani që ShBA nuk e mbështet më SPAK, se po ta mbështeste tani që iku e kishte marrë SPAK-un me vete në Amerikë, por SPAK është këtu, dhe vetëm unë dhe PS mund ta mbrojmë nga bufi i kënetës”, tha Rama.

Por garancia përkundrejt agresionit të kreut të opozitës, nuk vjen pa një kujtesë nga kryeministri Edi Rama. Ai i kujtoi SPAK se ekzistenca e tij është në vullnetin e socialistëve. Pas arrestimit të kryebashkiakut socialist të Tiranës, të majtët kanë nisur t’i pohojnë me zë rezervat e tyre për Drejtësinë ere.

“Unë nuk mundoj që kryebashkiaku duhej të arrestohej, për këtë ne nuk do të lejojmë që të shelën standardet e të drejtave të njeriut”.

Pavarësisht se nuk e ndjek në rrjetet sociale apo nuk i pranon ftesat në Instagram për publikimin e fotove të përbashkëta, Kryeministri nuk e mohon që Alex Sorosin e ka mik. Por mik i kujt nuk është Edi Rama. “E kam mik atë dhe kam miq edh e në krahun tjetër”.

Edi Rama është rikthyer sërish te objektivi i tij për mandatin e katërt, anëtarësimi i Shqipërisë në BE. për këtë i nevojiten edhe vota e diasporës, proces të cilin para se të niste komunikimin online, rastësisht ja shpjegoi në një telefonatë nga e njëjta godinë drejtuesi politik për diasporën, Taulant Balla.

Puna e socialistëve për të regjistruar sa më shumë emigrantë është ende larg, ndaj numrit që i kanë premtuar njerëzit e tij Edi Ramës. Për këtë arsye mësohet se kreu i mazhorancës i ka kërkuar drejtuesve politikë dhe kryebashkiakëve socialistë që në këto dy javë të fundit të fokusohen të gjithë jashtë vendit për të regjistruar të gjithë votuesit e majtë në diasporë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos