Noka dhe Balla pranë njëri-tjetrit, monitorojnë votat e diasporës

Nga A2 CNN
12 Maj 2025, 03:55 | Politikë

Noka dhe Balla pranë njëri-tjetrit, monitorojnë votat e

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, janë parë duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, duke monitoruar numërimin e votave të diasporës te Parku Olimpik.

Teksa KQZ-ja përkohësisht vendosi që numërimi të vijojë pa hapur zarfet e ardhura nga Greqia, Balla tha se Partia Socialiste nuk arrin të kuptojë se çfarë po kundërshtohet nga Partia Demokratike.

Sipas tij, thirrja e Flamur Nokës për numëruesit që të ndalin hapjen e kutive me vota nga Greqia përbën shkelje të dënueshme të ligjeve zgjedhore dhe është hapi i parë i ndërtimit të një alibie për humbjen nga Selia Blu.

Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Franci Nuri, në një deklaratë për A2 CNN shpjegoi pse opozita ka kërkuar që të mos numërohen votat nga Greqia: “Ne si aleancë kemi kërkuar që të veçohen votat nga shteti grek, për momentin të lihen mënjanë dhe të vijohet me fletët e tjera nga diaspora. Arsyeja është se kemi argumenta mbi besueshmërinë e procesit në Greqi. Pati indicie të shumta për patronazhim në diasporë, për shkelje të rregullave të shpërndarjes së fletës së votimit në diasporë. Zarfet janë lënë rrugëve, nëpër pika bastesh… Shtuar kësaj ka pasur problematika edhe me shifrat e ardhura nga Greqia, në 10-ditëshin e fundit pati prurje pothuajse vetëm nga Greqia”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos