Zarfet e Greqisë, ministri i Brendshëm shkon te Parku Olimpik

Nga A2 CNN
12 Maj 2025, 03:26 | Politikë

Zarfet e Greqisë, ministri i Brendshëm shkon te Parku Olimpik

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, shkoi në Parkun Olimpik rreth orës 03:00, atje ku po numërohen votat e diasporës.

Pikërisht në këtë vendnumërim pati përplasje midis Taulant Ballës dhe Flamur Nokës. Sekretari i Përgjithshëm i PD iu drejtua komisionerëve të tij për të mos numëruar votat e ardhura nga Greqia.

Pas disa momente tensioni, KQZ mori vendimin që të vijohet me numërimin e fletëve të votimit, duke lënë mënjanë zarfet nga Greqia.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos