“Nuk kam ku të shkoj”, Hilë Curri për reformën territoriale: Të rinjtë do të mbeten pa punë

Nga A2 CNN
10 Tetor 2026, 22:49 | Politikë

“Nuk kam ku të shkoj”, Hilë Curri për reformën

Kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Hilë Curri, ka vijuar edhe në A2 CNN të shprehë kundërshtinë e tij për reformën e re administrativo-territoriale, të miratuar me votat e mazhorancës dy ditë më parë. Në Terminal me Loneta Prognin në A2 CNN ai ngriti shqetësimin për humbjen e autonomisë vendore, largimin e specialistëve dhe rrezikun e shpopullimit të zonës. Sipas tij ai nuk ka ku të shkojë se janë të dy komunitetet e bashkive kundra.

“Në të gjitha bashkitë e Shqipërisë ka ndodhur një fenomen. Njëra bashki pritëse, Këshilli Bashkiak ka votuar për ta  pritur kurse bashkia tjetër kanë votuar kundra dhe komuniteti kundra, peticioni i kundra. Tani unë kam një fenomen tjetër që dhe bashkia që më pret mua ka votuar kundra dhe komunitetit i ka votuar kundra. Unë nuk kam ku shkoj. Po këto nuk e kanë marrë parasysh këtë aspekt që mund të dalin dy komunitete të kundra. Pra unë në këtë moment që flas me ju e kam krejt komunitetin e bashkisë, Pukën e kam me peticion, me vendim këshilli, me dëgjesa publike me gjithçka që thonë ato nuk pranojmë zotëri”, theksoi ai.

Curri pretendoi se bashkia që ai drejton ka rreth 2 mijë të punësuar dhe se paga mesatare kalon 1 mijë euro.

“Bashkia e Fushë Arrëzit sot ka 2.000 të punësuar dhe me rrogë mesatare mbi 1.000 euro. Unë nuk kam kë të punësoj këtu, unë kam 400 të huaj. Të gjitha ata të rinj e të reja që janë në të 15 bashki, ato do ikin, sepse bashkia nuk kalon qytet, por kalon njësi me ligjit e shtetit shqiptar dhe njësia ka vetëm pesë-gjashtë funksione. Të rinjtë e çdo bashkie dalin pa punë”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos