Procesi i numërimit të votave ka nisur edhe në qarkun e Durrësit. Në qytetin bregdetar janë numëruar deri më tani katër kuti, nga votat e të cilave kryeson Partia Socialiste me 712 vota.
PS në Durrës ndiqet nga koalicioni PD-ASHM me 428 vota.
Ajo çka bie në sy nga numërimi i kutive të para në Durrës është numri i lartë i votave të pavlefshme. Në tre nga katër kutitë e para janë klasifikuar si të pavlefshme 41 vota.
Koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet deri më tani renditet si forcë e tretë në Durrës, pasi ka 41 vota. (A2 Televizion)