Zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht edhe drejtuese politike e qarkut të Fierit, po ndjek nga afër procesin e numërimit të votave në Bashkinë e Fierit.
Balluku shihet teksa qëndron në këmbë, duke vëzhguar hap pas hapi numërimin e çdo vote. Ajo ndodhet nën shoqërinë edhe të disa personave të tjerë.
Kujtojmë se nga hapja e kutive të para në qarkun e Fierit, duket se Partia Socialiste kryeson bindshëm ndaj Partisë Demokratike, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)