Opozita 2 deputetë më pak? Socialistët do të kërkojnë përjashtimin e Elda Hotit dhe Petrit Dodës

Nga Fjorela Beleshi
17 Tetor 2024, 19:25 | Politikë

Opozita 2 deputetë më pak? Socialistët do të

Opozita në Parlament pritet të ketë edhe dy deputetë më pak në sallë, pasi sipas burimeve për A2 CNN nga mazhoranca, socialistët do të kërkojnë përjashtimin e Elda Hotit dhe Petrit Dodës nga punimet e komisioneve dhe seanca plenare.

Ndërsa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali me anë të një reagimi në facebook e paralajmëroi opozitën se dhuna fizike, përplasjet trupore, kërcënimet verbale, djegia e shkatërrimi, apo çfarëdo shprehje e përfshirë së fundmi ata në konceptin e “Mosbindjes Civile”, nuk mund t’i imponohen dot kurrë Kuvendit të Shqipërisë.

Spiropalit i është përgjigjur Gazment Bardhi duke e cilësuar kryeparlamentaren, si zëdhënëse e krimit të organizuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos