Opozita bllokon Foltoren, Braçe: Berisha po komunikon me drejtësinë, jo se do Komisione Hetimore

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2023, 10:07 | Politikë

Opozita bllokon Foltoren, Braçe: Berisha po komunikon me

Bllokimi i zhvillimi të seancës plenare, për Erion Braçen nuk është bërë për shkak se socialistët nuk kanë miratuar kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Parlamentare.

Në një dalje për mediat nga jashtë Kuvendit, Braçe tha se kjo për bëhet për të mbrojtur Sali Berishës. Sipas tij, me këtë akt, Berisha po komunikon me drejtësisë dhe jo me qeverinë.

“Është gjëja më normale të komunikosh me ne, po jo të përdorësh sallën e Kuvendit që të dialogosh me gjykatën. Një grusht deputetësh për të bërë politikë që kthehen në milici fashiste përkundrejt deputetit. Kjo është gjuhë komunikimi me prokurorët dhe gjyqtarët, nuk ka lidhje me Komisionet Parlametare, cilido politikanë që ka një akuzë nuk duhet të përdorë parlamentin dhe as partinë, por të përdorë avokatin e tij”, tha Braçe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos