Opozita kërkoi debat për programi, seanca e votëbesimit, Berisha: Maskuat 18 Erion Veliaj

Nga A2 CNN
24 Shtator 2025, 19:09 | Politikë

Përplasja politike nuk mungoi as në këtë seancë plenare. Demokratët shkuan me idenë e qartë në parlament për të kërkuan përsëritjen e debatit për programin analitik të qeverisë, pas miratimit në 25 minuta, ndërsa socialistët ishin përgatitur për një seancë të shpejtë sërish pa debate.

Seanca e shkuar parlamentare përfundoi në kohë rekord për shkak se demokratët nuk pranuan që në sallë të vihej fjala e Diellës, fjalë të cilat ishin zbardhura edhe në procesverbal germë për germë. 

Nëse Diellës ia kishin shkruar të gjitha fjalët, Niko Pelegjit ia kishin ngrënë disa, të cilat ia kujtoi Saimir Korreshi.

Ndryshe nga një javë më parë, Niko Peleshi këtë herë u tregua tolerant duke ia dhënë fjalën çdo demokrati që e kërkoi, aq më shumë kur koha e diskutimit ishte dy minuta dhe pas gati dy orësh, përplasjet verbale kaluan në bashkim votash në miratimin e strukturës së Komisioneve Parlamentare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos