VIDEO| “Peshorja e drejtësisë e çekuilibruar për Veliajn”, Rama: Kryeqyteti nuk mund të qëndrojë ende peng

Nga A2 CNN
24 Shtator 2025, 18:10 | Politikë

Një ditë pasi Këshilli Bashkik i Tiranës miratoi propozimin për shkarkimin e Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama mblodhi ministrat dhe deputetët e kryeqytetit për të nisur punën për zgjedhjet e reja, siç tha ai.

Rama tha se vendimi ka ardhur për të mos vijuar që kryeqytetit të qëndrojë peng pafundësisht, ndërsa tha se në rastin e Veliajt peshorja e drejtësisë është çekuilibruar, shkruan A2 CNN.

“Këshilli Bashkiak miratoi dje shkarkimit e kryetarit në mungesë prej 7 muajsh. Janë thënë dhe janë llomotitur shumë gjëra në lidhje me këtë hap. Nuk ja vlen të merremi as me ata që i ka rënë Diella në kokë dhe as me ata që e quajnë diktaturë kur shumica parlamentare detyrohet të kalojë në votimin e programit pasi i ndalohet t’ia paraqesë programin kuvendit me metodat famëkëqija të rrylave të fytit e bërrylave dhe as me ata që 3 herë rresht nuk e mundën dot Erionin me luftën e tyre patologjike. Sot fryjnë gjokset me sebepin e një letre anonime ndaj një kundërshtari të lidhur duar dhe këmbë. Megjithatë, gjyqi i tyre prej tellallësh të tezgave mediatike është një temë krejtësisht tjetër, po ashtu si çekuilibri i peshores së drejtësisë në rastin e kryetarit të Bashkisë. Megjithatë, këto janë tema që ne nuk mund të futemi.

Tema jonë është që një histori drejtësie me plotë pikëpyetje dhe pikëpresje të mos e marr peng pafundësisht kryeqytetin dhe punët e tij”, tha Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos