Dredha i dorëzon stafetën Elis Halilit: Do të bëjë më të mirën për Vlorën

Nga A2 CNN
24 Shtator 2025, 17:55 | Politikë

Dredha i dorëzon stafetën Elis Halilit: Do të bëjë

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, u takua këtë të mërkurë në godinën e Bashkisë me pasardhësin e tij, Elis Halili, të cilin e uroi për marrjen e detyrës.

Në postimin e tij në Facebook, Dredha shprehu besim të plotë në kapacitetin e Halilit dhe ekipit të tij: “Me bindjen dhe besimin që do të bëjë më të mirën për qytetin, i uroj Elisit dhe gjithë ekipit, punë të mbarë në mirëmbajtjen dhe zhvillimin e Vlorës së bukur!”

Elis Halili është emëruar kryetar i komanduar i Bashkisë së Vlorës, pas dorëheqjes së Dredhës.

Ai është inxhinier me përvojë në projekte lokale dhe më parë ka shërbyer si një nga nënkryetarët e Bashkisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos