Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha vijon të jetë kritik ndaj qëndrimit të kolegëve të tij demokratë të cilët edhe përse deklaruan gjatë gjithë verës se nuk do t’i njihnin zgjedhjet e 11 majit, hynë në Kuvend duke njohur në këtë mënyrë institucionet.
I ftuar në Off the Record me Andrea Dangllin, Hoxha u shpreh se opozita nuk duhet të viktimizohet më por të organizohet në një lëvizje civile qytetare që do të çonte në zgjedhje të reja me qeveri teknike.
“Për të shmangur, regjimin, rrënimin e demokracisë, do të duhej që pas 11 majit PD të organizohet në një lëvizje civile qytetarë duke mos njohur institucionet, sepse nuk ka sens të thuash nuk do njoh zgjedhjet. Mjaft u viktimizuam, Rama nuk na le të flasim, po Peleshi, po kastraveci me bateri. Janë gjëra që nuk na interesojnë. Jemi në një ekonomi që është përqendruar në 4-5 duar, pjesa tjetër është në mëshirë të fatit. Jemi opozitë në shërbim të qytetarëve? Janë disa palë zgjedhje që vidhen. Do presim që Rama të bëhet i mirë? Ka hyrë mandati i katërt dhe me dhunë çon përpara agjendën e tij.
Kam sugjeruar që një rrugë e re e cila deligjitimon vjedhjen e zgjedhjeve do të ishte protesta të pandalshme deri në qeveri teknike. Opozita nuk duhet të njihte institucionet e dala nga zgjedhjet e vjedhura nga patronazhistë me ndërhyrjen e qeverisë. Ne e mbivlerësuam grupin parlamentar, nuk është kështu, janë deputetë që i nënshtrohen strukturave të partisë. Kryesia dhe Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur akoma”, tha Lisandër Hoxha në A2 CNN. (A2 Televizion)