LIVE| Berisha, Bardhi apo Noka, kush i merr vendimet në PD? E zbulon deputeti Korreshi

Nga A2 CNN
24 Shtator 2025, 20:28 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka sqaruar në emisionin “Off the record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, mënyrën se si merren vendimet brenda partisë më të madhe të opozitës.

“Vendimet në parlament i merr grupi parlamentar. Po deshët ejani dhe i shihni. Vendimet i merr grupi parlamentar. Ne dëgjohemi të gjithë. Unë kam qenë më radikal se të tjerët, por prevalon shumica dhe unë i bindem.

Zoti Bardhi ka gjetur rrugën për t’ia kaluar rregulloren. Peleshi kishte akoma atë të PPSH-së. Nëse unë të them se jam deputet e ti je kryesues seance, je i detyruar në bazë të rregullores të më japësh fjalën. Duhet të dëgjohen të dyja palët”, tha Korreshi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos