“Opozitë rrugaçe!” “Jeni mësuar t’ju quajë Rama kështu”. Përplasje te “Sterilizimi”

Nga A2 CNN
8 Tetor 2024, 11:37 | Politikë

Mbledhja e Komisionit të Posaçëm Hetimor për koncesionin e sterilizimit është shndërruar në arenë përplasjesh mes deputetëve të maxhorancës dhe të opozitës. Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, dhe zv.kryetari, Plarent Ndreca, debatuan ashpër për çështje që nuk kishin lidhje me punën e komisionit, por me përplasjet politike.

Deputetët e opozitës u ankuan se Garda nuk i kishte lejuar që të futeshin në sallë, ndërsa Ndreca akuzoi opozitarët se nuk kishin ardhur për të zhvilluar punën normale në komision.

“Nëse keni ardhur të bëni sjellje rrugaçe, atëherë...”, i tha Ndreca Vokshit, duke ngjallur reagimin e saj. “Rrugaç thuaji atyre te PS-ja, se jeni mësuar që t’u quajë kryeministri”. “Harrojeni, dhuna këtu nuk ekziston. O jeni te molotovi, ose te Kushtetua”, iu kundërpërgjigj Ndreca.

Situata degjeneroi edhe në debate dhe përplasje verbale nga deputetët e të dyja palëve. “Ju keni ardhur për t’i hedhur molotov komisionit hetimor”, tha Ndreca, teksa deputetët demokratë përplasnin duart mbi tavolinat e tyre.

Edhe pse deputetët socialistë u larguan nga salla, demokratët vijuan punën të vetëm. “Frikacakë, kishit bërë plan ta bënit mbledhjen vetëm, por iu prish plani”, u tha deputetja e PD, Ina Zhupa socialistëve teksa largoheshin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos