“Pa dorëheqje s’ka dialog”, protestuesit i përgjigjen Ramës, vijon tubimi para Kryeministrisë

Nga A2 CNN
2 Qershor 2026, 19:17 | Politikë

“Pa dorëheqje s’ka dialog”, protestuesit i

Ka vijuar edhe këtë të martë protesta kundër projektit të parashikuar në Zvërnec. Aktivistë, ambientalistë dhe qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, prej nga kanë marshuar drejt godinës së Kryeministrisë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndërtimit të një resorti në zonë, raporton A2CNN. 

Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë ngritur pankarta dhe kanë brohoritur kundër projektit, duke kërkuar ndalimin e tij. Ata kanë përsëritur gjithashtu thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa një nga sloganet kryesore të protestës ishte: “Pa dorëheqje s’ka dialog”.

Reagimi i protestuesve vjen pas ftesës së bërë nga kreu i qeverisë për një bashkëbisedim lidhur me projektin në Zvërnec. Rama është shprehur se askush nuk mund ta ndalojë investimin që parashikohet të realizohet në këtë zonë, duke mbrojtur projektin si një investim me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe turistik.

Nga ana tjetër, kundërshtarët e projektit argumentojnë se ndërtimi i resortit rrezikon mjedisin dhe ekosistemin e zonës së mbrojtur të Zvërnecit, ndaj kërkojnë tërheqjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos