Dorëhiqen tre kryebashkiakë, Ervin Demo, Tërmet Peçi dhe Agron Malaj do të jenë në listën e PS

Nga Fjorela Beleshi
11 Mars 2025, 16:28 | Politikë

Kryebashkiakët Tërmet Peçi i Tepelenës dhe Agron Malaj i Matit kanë depozituar dorëheqjet e tyre në bashki , ndërsa A2 CNN mëson se kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, pritet ta japë nesër dorëheqjen.

A2 CNN ka mësuar se tre zyrtarët lokalë do të jenë në listat e PS për zgjedhjet e 11 majit. Demo do të udhëheqë listën e Beratit si drejtues politik, ndërsa Tërmet Peçi pas 14 vitesh si kryetar I Bashkisë do të garojë në listë të hapur në Gjirokastër.

Agron Malaj do të kërkojë një mandat deputeti në Dibër. Lista zyrtare e PS do të diskutohet të mërkurën në orën 18:00 në kryesinë e PS. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos