Deputeti i zgjedhur demokrat Ivi Kaso ka denoncuar në A2 CNN krimet zgjedhore të 11 majit. Në Ditarin me Bruna Çifligun ai tha se foli për betejën e PD-së dhe strategjinë e saj ndaj kësaj “farse elektorale”. Ai tregoi dy prioritetet e opozitës dhe theksoi se ka denoncuar çdo parregullsi që ka të bëjë me zgjedhjet që nga faza përgatitore dhe deri në fund të procesit zgjedhor. Ndërsa vota e diasporës sipas tij, ka qenë një proces tejet i deformuar.
“Aksioni i PD dhe opozitës pas farsës zgjedhore të 11 majit ka 2 prioritete; të shpalosë një panoramë të asaj që ka ndodhur e shoqëruar me faktet e provat që kemi grumbulluar një pjesë i kemi denoncuar dhe një pjesë jo, por edhe të kërkojë përmes institucioneve që menaxhojnë procesin zgjedhor marrjen e masave përkatëse për atë që ka ndodhur në qarqe të caktuara. Jemi drejtuar me kërkesa për pavlefshmëri dhe në disa raste për rinumërim të votave të caktuara. Kemi depozituar çdo lloj parregullsie që lidhet me fazën përgatitore, me parregullsi ditën e zgjedhjeve dhe procesin e votimit dhe numërimit si edhe me gjithçka që ka ndodhur në qarqe në raport me atë që është bërë me diasporën. Kanë sjellë një proces tejet të deformuar në diasporë veçanërisht në Greqi dhe Itali. Parregullsitë janë që të formimit jo të duhur të komisioneve që ishin mbushur me administratë me popullimi e qendrave të votimit. Punonjës të lartë të administratës kërkojnë që të marrin një rezultat të pamerituar”.
Duke folur me fakte konkrete mbi presionin dhe shantazhin ndaj zgjedhësve, Kaso përmendi disa raste ku drejtorë administrate, drejtoria e tatimeve dhe hipoteka u vunë në funksion të Partisë Socialiste në Korçë dhe konkretisht kandidates Besa Spaho. Të gjitha këto fakte tha ai janë në SPAK.
“I kemi denoncuar edhe në fushatë, kemi denoncuar sa i përket makinerisë shtetërore që u vu në funksion të PS, me emra drejtorësh që kemi paditur në SPAK së bashku me deputeten e zgjedhur Besa Spahos në Korçë iu vu në dispozicion e gjithë makineria shtetërore në Korçë duke filluar me drejtoreshën e tatimeve që thërriste në zyrë bizneset që kishte subjekt kontrolli dhe hapur kërkonte votën për PS dhe Besa Spahon. të njëjtën gjë kanë bërë edhe punonjësit e hipotekës, kadastra e Korçës u vu në dispozicion të së njëjtës kandidate”, theksoi Kaos në A2 CNN
Një rast flagrant sipas Kasos, ka qenë ai kur zyrtarë të Hipotekës kanë shkuar te shtëpia e kandidates së PD-së dhe i kanë ofruar legalizim në këmbim të votës për PS.
“Kanë shkuar në Maliq në Libonik te shtëpia e kandidates për depuetet të amsh dhe i kanë premtuar legalizim në mbështetje të kandidates së PS. Kaq flagrante është. I kemi çuar në SPAK. Detyrën shtetërore nuk e kanë ushtruar në asnjë moment por duke bërë fushatë për PS. Kemi raste flagrante”, tha Kaso në A2 CNN.
Kaso theksoi gjithashtu se ka denoncuar edhe shpërndarjen e thasëve me miell dhe të parave ndaj familjeve vulnerabile. Ai tha se për të gjitha këto kemi fakte dhe prova me zë e figurë.
“Kemi denoncuar shpërndarjen e thasëve me miell, kemi denoncuar rastin tjetër që u kap me zë e figurë që u fut në shtëpinë enjë familjeve në vështirësi ekonomike dhe u kishte premtuar para në këmbim të votës. E kemi me zë e figurë e kemi çuar në SPAK dhe të njëjta persona thanë se ne po bënim shaka. Ia kemi çuar edhe KQZ e KAS. E gjithë kjo ka ndodhur në Shqipëri, mendo në diasporë zyrat e konsullatës në Selanik janë bërë zyra të PS. Operatori i DHL e pohonte hapur në Facebook. I kemi me zë e figurë që na dhanë 100 mijë lekë nëse votojmë. I faktojmë me prova e fotografi nga terreni. Detyrën shtetërore nuk e kanë ushtruar në asnjë moment por duke bërë fushatë për PS. Kemi raste flagrante”.
(A2 Televizion)