Paralajmëron padi për Veliajn, Këlliçi: Klodian Zoto ndodhet në Tiranë

Nga A2 CNN
5 Janar 2024, 20:57 | Politikë

Paralajmëron padi për Veliajn, Këlliçi: Klodian Zoto

Belind Këlliçi deklaroi se drejtësia duhet ta kërkojë në Tiranë Klodian Zoton dhe jo përtej kufijve.

Nga selia blu, Këlliçi akuzoi Erion Veliajn për lidhje me pronarin e inceneratorëve dhe paralajmëroi një tjetër padi në SPAK për kryebashkiakun. Ai publikoi një kontratë dhe email ku, sipas tij, mbështetet akuza e demokratëve.

“Kryebashkiaku Erion Veliaj pretendon që nuk e ka patur ndonjëherë firmën në asnjë dokument të inceneratorit fantazmë të Tiranës. Do t’i drejtohemi sërish SPAK-ut, por kësaj radhe me një kallëzim të drejtpërdrejtë për Erion Veliajn”, tha Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos