“Parlamenti në shesh”, Berisha nxjerr detajet: Tubimi si foltore, starti i një vale protestash

Nga Ervin Koçi
17 Nëntor 2025, 15:09 | Politikë

Pakorë para protestës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Sali Berisha dha detajet e organizimit të saj. Dyorëshi i njoftuar për organet e rendit është i mjaftueshëm për demokratët të cilët tubimin e sotëm e emërtuan me termin “Foltore”.

“Ora është e mjaftueshme, nuk ka një plan. Kjo është foltore, në të cilën do të flasin deputetët, do të flasin qytetarët, dhe qëllimi i saj është të ftojmë shqiptarët dhe të bindim shqiptarët se rruga e vetme për ata që duan të votojnë të lirë është protesta”, tha Berisha.

Kjo foltore në bulevard duket edhe një alternativë për deputetët opozitar të cilët sipas Berishës nuk po gjejnë minuta për të folur në seancë plenare. “Kemi të bëjmë me një konfiskim të plotë të parlamentit. atëherë, cila është zgjidhja? Parlamenti në shesh”, shtoi kreu i PD, përcjell A2 CNN.

Motivacioni për të nxjerr mbështetësit në bulevard për Sali Berishën është i qartë, rikthimi i votës së lirë duke e cilësuar tubimin e sotëm si startin e një rezistencë qytetare. “Hapim siparin e protestave, do të punojmë fort për protesta të mëdha, për protesta kombëtare, për protesta të qëndrueshme, pra ky është vetëm hapi i parë në këtë alternativë që është e vetmja, nuk ka një alternativë të dytë”.

Tubimi i sotëm është i parë që organizohet nga Partia Demokratike pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos